Prokuroria Speciale - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

 

TË DHËNAT PERSONALE

Data e lindjes:    31. 10 .1978
Vendi i lindjes: Prishtinë-Kosovë
Shtetas: Kosovar       
Adresa: Prishtinë-Kosovë    
 

Njohuri në gjuhë:

* Gjuha shqipe (gjuhë amëtare)
* Gjuha Serbo-kroate
(rrjedhshëm në të folur dhe të shkuar)     
* Gjuha angleze
(mesatare ne te folur dhe ne te shkruar)

 

EDUKIMI

•    Studimet Master drejtimi juridik-penal: te perfunduara 2012
•    Programin Fillestar per Arsimim Ligjor per Gjyqtar/Prokuror, 15 mujor, ne Institutin Gjyqesor te Kosoves, diplomuar 03 dhjetor 2010.
•    Provimi i Jurisprudences, 2005
•    Jurist i diplomuar Universiteti i Prishtinës – Fakulteti Juridik 2003
•    Shkolla e mesme – Gjimnazi “Xhevdet Doda” 1997 Prishtine

 

NJOHURITË KOMPJUTERIKE

Njohuri të shkelqyera në përdorimin e kompjuterit si në Windoes office (Word, Exel, Power Point, etj), Outlook, Internet etj.

 

PËRVOJA E PUNËS

Pozita e tanishme:

-Nga data 04 Nentor 2013 dhe Vazhdon
Prokuror Special, ne Prokurorin Speciale te Republikes se Kosoves.
 

Pozitat e me hershme:

-Nga data 22 Tetor 2010 deri me 04 Nentor 2013
Prokuror i Shtetit, ne Prokurorin Themelore ne Prishtine.

-Nga data 01 dhjetor 2006 deri me 22 tetor 2010
 Udhëheqës i Divizionit për Përfaqësime Gjygjësore në Qeverinë e Kosovës,        
 Departamanti per Cështjeve Ligjore - Ministria e Drejtësisë – Republika e Kosovës

-Nga viti 2003/2004 nje (1) vite i plote,
 Praktikant, Prokuroria publike komunale, Prishtinë, Kosovë

PJESËMARRJA NË SHKOLLA DHE KURSE SPECIALE

Janar 2004
Trajnimi “Bar Exam” organizuar nga Instituti Gjygjësor I Kosovës dhe OSBE

Tetor 2006-Mars 2007
DLA Piper US LLP
 “Trajnime ne Fushen e Draftimit dhe Politkave ne Legjislacion, Etike Ligjore, Avokim, dhe nga Fusha e Perfaqesimit Gjyqsore” Organizuar nga USAID.

Janar 2007
“Programi I trajnimit  per aftësi menagjeriale per MOJ”organizuar nga Vector brief ËL & USAID

May 2007
“Aftësi menagjeriale” organizuar nga ANTTARC, etj.

Shtator-Dhjetor, 2007
Shkollen per Integrime Evropiane :
Pjesmarrja ne ligjerata, debate, dhe tryeza  brenda dhe jashte Kosoves

20 dhjetor, 2008
Shkollen Politike, prane Institutit per Studime Polititke ne Prishtine :
Pjesmarrja ne ligjerata debate dhe tryeza brenda dhe jashte Kosoves.

Pjesmarrja si Prokuror, ne shume trajnime dhe seminare brenda dhe jashte shtetit.

 

PUBLIKIME

Autor ne revisten shkencore ‘Justicia’  te Institutit Gjyqesor te Kosoves

Thank you for your attention to this matter!

 

 

Drita Hajdari është e lindur më 13 dhjetor 1958 në Prishtinë.

Pas diplomimit në Fakultetin Juridik në Prishtinë në vitin 1983 është punësuar si praktikante në Gjykatën Komunale në Vushtrri, ku pastaj në vitin 1984 është emëruar si gjyqtare e asaj gjykate.

Nga viti 1988-1990 ka punuar si gjyqtare në Gjykatën Komunale në Prishtinë. Viteve të 90-ta ka qenë avokate.

Në vitin 1999 është emëruar prokurore në Prokurorinë e Qarkut në Prishtinë, të cilën detyrë e ka ushtruar gjer në fund të vitit 2000 kur është punësuar si instruktore ligjore në Shkollën Policore në Vushtrri.

Për më tepër se shtatë vite ka punuar si inspektore gjyqësore, e një kohe edhe udhëheqëse, e Inspekcionit Gjyqësor pranë UNMIK-ut, si dhe Këshilltare e lartë ligjore në projektin e USAID/NCSC.

Nga viti 2010 gjër në fund të vitit 2013 ka qenë prokurore në Prokurorinë e Qarkut në Prishtinë dhe koordinatore kombëtare për luftimin e korrupsionit.
 
Ka vijuar trajnime të shumta vendore dhe ndërkombëtare dhe është trajnere e certifikuar pranë Institutit Gjyqësor të Kosovës. Nga dhjetori i vitit 2010 është kryetare e Shoqatës së Prokurorëve të Kosovës.
 
Në nëntor të vitit 2013, ka magjsitruar në Universitetin AAB në Prishtinë me temen “Hetimi i veprave penale të korrupsionit”.
 
Tani ushtëron detyrën e Prokurores speciale në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës.
Gjuhet: shqip (gjuha amtare), anglisht dhe serbisht

ARSIMIMI:

2011-2012  - Studime Postdiplomike Master – Drejtimi Juridik Penal në Universitetin e Prishtinës
2002 – Provimi i Jurisprudencës
2001- Provimet për Gjyqtare për Kundërvajtje
1984/85 -1989 – Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës

PËRVOJË PUNE:

15.05.2012 – Prokurore Komunale në Prokurorinë Komunale në Ferizaj
2004-2010 – Prokurore Publike në Prokurorinë Publike Komunale në Ferizaj
2003-2004 – Bashkëpunëtore Profesionale në Prokurorinë Publike Komunale në Ferizaj
2002-2003 – Punëtore Sociale në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj
2001- Praktikante në Gjykatën Komunale në Ferizaj
2000 - Punëtore Sociale në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj

TRAJNIME DHE AFTËSIME TË TJERA:

Pjesëmarrëse në më shumë se 50 trajnime të ndryshme me tema të ndryshme nga lëmia penale dhe procedura për të mitur, të organizuara nga IGJK,  UNDP, USAID, Zyra e Jashtme Britanike Komonvelt, Shoqata e Prokurorëve të Kosovës, UNICEF, SECO, ABA – Seksioni për ndërgjyqësi, UE e menaxhuar për AER, NITA.

Programet Microsoft Word, Excel, internet.

Biografi e shkurtër:
 
Haki Gecaj - Kryeprokuror në Prokurorinë Publike Komunale në Prishtinë
 
I lindur me 03.07.1958, në fshatin Llaushë KK Skenderaj, shkollën fillore e kreu në vendlindje, shkollën e mesme Gjimnazin në Skenderaj, ndërkaq Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës.
 
Prej datës 15.09.1986, deri më dt. 20.06.1991, ka punuar në ish BVI -  e Sigurimit Pensional Invalidor të Kosovës në Prishtinë, fillimisht si praktikant, Instruktor i evidencës Amë dhe Bashkëpunëtorë i lartë profesional.

Në vitin 1991, pas aplikimit të masave të dhunshme nga regjimi i atëhershëm serb, në emër "Tepricës Teknologjike" është larguar nga puna.
 
Prej vitit 1993, deri në vitin 1999, ka qëndruar në Gjermani.
 
Më 01.04.2002, është punësuar në Prokurorinë Publike Komunale në Prishtinë në pozitën Administrator.

Në vitin 2002, në afatin e Korrikut e ka dhënë provimin e Jurisprudencës.

Në muajin Qershor të vitit 2004, është emëruar Prokuror në Prokurorinë Publike Komunale në Prishtinë.

Me dt.04.03.2010, është caktuar Zëvendës i Kryeprokurorit në PPK në Prishtinë.

Me dt.22.10.2010, në procesin e riemërimit është emëruar në pozitën e Kryeprokurorit në Prokurorinë Komunale në Prishtinë

Me dt.17.12.2010, është zgjedhur nënkryetar i Shoqatës së Prokurorëve të Kosovës.

Merita Bina – Rugova, prokurore ne PSRK
 
E lindur me 08.09.1960 ne Travnik,  Bosna dhe Hercegovina.
Fakultetin Juridik e ka kryer ne Prishtine 1983 kurse provimin e jurisprudencës ne vitin 1985 , pas praktikes gjyqësore ne Gjykatën e Qarkut ne Prishtine , ku edhe ka vazhduar te punoj si bashkëpunëtore profesionale.

Nga viti 1987 ka kaluar ne Gjykatën Supreme te Kosovës ku ka punuar si  bashkëpunëtore profesionale deri 1992.

Pas luftës, nga shatori 1999, përsëri është punësuar ne Gjykatën e Qarkut ne Prishtine si bashkëpunëtore profesionale, ndërsa nga viti 2000 deri ne shkurt te vitit 2010 ka punuar si prokurore ne Prokurorinë Publike Komunale te Prishtinës.

Nga shkurti 2010 është duke punuar prokurore ne Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës.  

Naim Qerim ABAZI, lindur më 31.10.1980.

Shkollën fillore dhe të mesme e kreu në Mitrovicë.

Në vitin 2004, përfundoj  studimet në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës. Ndërsa në vitin 2008, përfundoj  studimet posdiplomike në drejtimin Kushtetues Administrativ, në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës

Ka ndjek  trajnime të ndryshme në lëmin penal, civil dhe administrativ, brenda dhe jashtë vendit.

Në vitin 2011, është licencuar Trajner i drejtësisë administrativë nga Instituti i Administratës Publike

Ka punuar në institucione të ndryshme  qeveritare dhe jo qeveritare, ndërsa para emërimit si Prokuror ka qenë Kryetar i Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës

Dekretohet si Prokuror i Prokurorisë Themelore në Prishtinë,  me  datë 03.09.2014 sipas dekretit  të Presidentes së Republikës së Kosovës.

Raporti 24h i Prokurorit të Shtetit
Raporti 24 orësh

Prishtinë, 10 mars 2020 – Prokurori i Shtetit ju njofton se gjat&...

Raporti 24 orësh

Prishtinë, 09 mars 2020 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjat&...

Raporti 24 orësh

Prishtinë, 08 mars 2020 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjat&...

Raporti 24 orësh

Prishtinë, 07 mars 2020 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjat&...

Raporti 24 orësh

Prishtinë, 6 mars 2020 – Prokurori i Shtetit ju njofton se gjat&...

Raporti 24 orësh

Prishtinë, 5 mars 2020 – Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 ...

Raporti 24 orësh

Prishtinë, 4 mars 2020 – Prokurori i Shtetit ju njofton se gjat&...

Raporti 24 orësh

Prishtinë, 03 mars 2020 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjat&...

Shiko të gjitha raportet

Dokumente dhe publikime